OVL-UÇK i drejtohet Policisë: Mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve dhe qytetarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës në Prishtinë.

Përmes një postimi gjatë protestës, OVL-UÇK i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndalë atë që organizata e ka cilësuar si përdorim të tepruar dhe të paprovokuar të forcës.

Në reagim, organizata u ka kërkuar zyrtarëve policorë që të mos përdorin forcë ndaj fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve.

“Polici, e dimë që jeni me urdhër dhe se po zbatoni urdhra. Por mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të këtij vendi”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Organizata ka theksuar se protesta, sipas saj, nuk është e drejtuar ndaj Policisë, duke thënë se përgjegjësinë për zhvillimet duhet ta mbajnë përfaqësuesit e popullit.


“Ne nuk kemi punë me ju. Kemi punë me përfaqësuesit e popullit dhe kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, thuhet më tej.

Në fund, OVL-UÇK ka kërkuar që uniforma e Policisë të mos përdoret, siç pretendohet në reagim, për ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve.

Reagimi është bërë në një kohë kur protesta pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë është shoqëruar me tensione, përdorim të gazit lotsjellës dhe mjeteve piroteknike, si dhe ndërhyrje të Policisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit