Dejona Mihali reagon edhe njëherë tjetër, “kapet” me Sami Lushtakun

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar edhe njëherë tjetër lidhur me situatën politike në vend.

Mihali ka thënë se zgjedhja e presidentin është po aq interes kombëtar sa edhe mbështetja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas saj, zgjedhja e presidentit është kërkesë e qytetarëve.

“Edhe njëherë, kërkesa për ta zgjedhur Presidentin është po aq interes kombëtar dhe ndihmë e mbështetje për procesin në Hagë. Nuk ka pazar këtu. Mos u frigoni votoni Presidentin”, thuhet mes të tjerash në reagimin e saj.

Ajo ka përmendur edhe Sami Lushtakun në reagimin e saj.

“Çkapuni nga Samilushtakët e kushdo që ju japin shuplaka fytyrës. Edhe zgjedhja e Presidentit është kërkesë e qytetarëve. Kështu si po bën PDK do të dalin edhe masa më e madhe e qytetarëve ta rrethojnë PDK që ta trimërojë të votojë për Presidentin”, thuhet në reagimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit