Futbollisti austriak nuk përmbahet pas ndeshjes më Kosovën, ja çfarë thotë

Futbollisti austriak Xaver Schlager ishte kritik pas barazimit 1:1 me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e Ligës B të Kombeve.

Sipas mediumit austriak “Kurier”, Xaver Schlager tha: “Ndeshja ishte në kufijtë e asaj që mund të luhej.

Çdo top kërcente në mënyrë të paparashikueshme.

Të luaje direkt ishte shumë e vështirë; me futboll kjo kishte shumë pak të bënte. Më vjen vërtet keq për këdo që është dashur ta shikojë këtë”.

Schlager u shpreh edhe më ashpër:

“Ky ishte tashmë ndeshja jonë e katërt dhe pastaj duhet të luash duke kursyer energji.

Dhe më pas ke një fushë ku nuk mund të luash. Atëherë mund të qëndroj edhe në shtëpi dhe të bëj diçka më të vlefshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit