“Çartet” burri i Albulena Haxhiut: Kallxoni djalit të Hashimit që baba i tij me PDK-në e ka çu përpara themelimin e Gjykatës

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i është përgjigjur Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Reagimi i Krasniqit vjen një ditë para seancës së Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Endrit Thaçit, Krasniqi ka shkruar me shkronja të mëdha se, sipas tij, themelimi i Speciales ishte çuar përpara nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja.


“A po i kallxoni djalit të Hashimit që baba i tij me PDK-në e ka çu përpara themelimin e gjykatës, e JO Albini dhe Vetëvendosja”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i tij vjen pas thirrjes së Endrit Thaçit që partitë politike të bëhen bashkë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit