“Ligjin ia keni borxh UÇK-së”, Haziri thirrje deputetëve nga protesta e 18-të

Organizatori i protestave të përnatshme “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka marrë fjalën para protestuesve në natën e 18-të të protestës, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të votojnë ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se identitet kombëtar, gjaku i dëshmorëve e UÇK’ja, është në tavolinën e Kuvendit.

‘’Sepse kërkesa jonë e 18 dite, identiteti jonë kombëtar sot ndodhet në tavolinën e këtij Kuvendi. Gjaku i dëshmorëve, UÇK’ja sot është në tavolinën e këtij kuvendi. Ne sot kemi ardh këtu për të iu thënë votojeni ligjin. Nuk do të mundin ta vendosin këtë ligj në bankën rezervë të politikës për politikat e tyre ditore e për pazare për president. Nuk do të ketë Kosova president të zgjedhur në krah të UÇK’së.”, ka deklaruar ai.


Haziri tha se Kuvendi ia ka borxh këtë ligj UÇK-së dhe dëshmorëve të saj.

“UÇK-ja e ndërtoi këtë shtet, sakrifica e saj, plagët e saj dhe gjaku i dëshmorëve të saj. Ky Kuvend ia ka borxh ligjin. Ia ka jo pse ne frikësohemi nga drejtësia, por nuk do ta lejojmë që një padrejtësi të sillet si drejtësi… Presidentin ia kanë borxh Kosovës, por ligjin ia kanë borxh UÇK-së”, tha Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit