Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e zyrtarit policor Enver Zogaj, i cili ka ndërruar jetë.
Në telegramin e ngushëllimit, Sindikata ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Zogajt gjatë shërbimit të tij ndaj qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.
“Me këtë rast, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare”, thuhet në telegram.
Sindikata ka shprehur solidaritet me familjen dhe kolegët e tij, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i paharruar.








