Jo gjithmonë mbështetja ndaj njerëzve që duam duhet të dëshmohet publikisht përmes postimeve në rrjetet sociale.
Këtë duket se ka dashur të përcjellë edhe Jonida Vokshi, në një moment të vështirë për mikeshën e saj të afërt, Monika Lubonjën.
Prezantuesja dhe aktorja ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka shkruar: “Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”.
Pa e përmendur drejtpërdrejt Monikën dhe pa hyrë në situatën që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, mesazhi i Jonidës duket se tregon se ajo ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë privatisht.
Një mënyrë për të kujtuar se mbështetja për dikë që po kalon një moment të vështirë nuk matet domosdoshmërisht me deklarata apo postime publike, por edhe me praninë larg syrit të publikut.









