Ndahet nga jeta 77-vjeçarja e lënduar në aksidentin në Shtërpcë – ishte dërguar për trajtim në Shkup pas përplasjes së rëndë

Një grua 77-vjeçare ka ndërruar jetë disa ditë pasi kishte mbetur e lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 26 shtator në fshatin Biti të Shtërpcës.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hanife Sulejmanin, e cila ishte pasagjere në një Fiat Panda që u përfshi në një përplasje me një Audi Q5.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 10:40, në magjistralen Shtërpcë–Ferizaj.

Sipas të dhënave fillestare, Fiat Panda po lëvizte në drejtim të Ferizajt dhe, para një kthese të thellë, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën, e cila është rrotulluar dhe ka kaluar në shiritin e kundërt, ku është përplasur me Audi Q5.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kishin mbetur të lënduar.


Hanife Sulejmani, së bashku me të tjerë, ishte dërguar fillimisht për trajtim në Ferizaj e më pas në QKUK, ndërsa dy prej të lënduarve ishin transferuar edhe për trajtim në Shkup.

Më 29 shtator, 77-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Për zhvillimin e ri është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa rasti tashmë po trajtohet si aksident trafiku me fatalitet.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit