Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi tha se prania e qytetarëve dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.
Tutje, Thaçi shkroi se për popullin ka vetëm dy fjalë: “Pafajësi dhe liri!”
“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi ai.









