Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimi, Shqipe Selimi, ka reaguar pas marshit të mbajtur më 1 tetor në Prishtinë, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selimi ka bërë një ndërlidhje mes protestës studentore të 1 tetorit të vitit 1997 dhe marshit të mbajtur sot në Prishtinë.
“1 Tetori na kujton protestën studentore të vitit 1997, kur zëri i studentëve u bë zëri i lirisë.
Sot, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e marshit në mbrojtje të UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare.
Nga 1 Tetori i studentëve, te zëri i sotëm për drejtësi”, ka shkruar ajo.
Marshi i 1 tetorit në Prishtinë u mbajt nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.








