Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar publikisht pas aludimeve dhe materialeve intime që ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje të saj me një prej videove për të cilat është aluduar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Radi ka bërë të qartë se nuk shfaqet në asnjë prej materialeve të publikuara dhe se pretendimet që lidhen me emrin e saj janë të pavërteta.
Në reagimin e saj, këngëtarja ka paralajmëruar edhe ndjekje ligjore ndaj personave që, sipas saj, përpiqen të dëmtojnë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve.
Radi është shprehur edhe kundër përhapjes së mëtejshme të këtyre materialeve, duke kërkuar bashkëpunimin e grave, vajzave dhe burrave për të mos i dhënë hapësirë asaj që ajo e cilëson si një situatë që po cenon emrat dhe privatësinë e njerëzve.
Postimi i plotë i Rozana Radit:
“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve.
Për mua, kjo mbaron këtu.
Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.
Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.
Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen.
Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.
Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos jepni kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare.
Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë dikujt që po përpiqet të dëmtojë emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.
Nëse kjo vazhdon, do të ndiqet të gjitha procedurat ligjore që më takojnë.
Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia.
Rozana Radi”.








