“Rreth 200 mijë euro për të mos u publikuar një video” – dëshmitari rrëfen në gjykatë shantazhimin nga Sheholli

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj të akuzuarit për spiunazh dhe shantazh Fatmir Sheholli, të enjten u dëgjua i dëmtuari- dëshmitari Arben Jetullahu, i cilli deklaroi se rreth 200 mijë euro ishin transferuar nga ai tek i akuzuari, pas shantazhimit lidhur me publikimin e njëvideoje.

Jetullahu deklaroi se i akuzuari Sheholli gjatë kohës sa ishte në paraburgim i kishte kërkuar atij para si ndihmë për familjen, andaj ia kishte dërguar 500 euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pas kësaj, sipas tij, i akuzuari i kishte dërguar porosi kërcënuese apo shantazhuese përmes bashkëpuntorit të të dëmtuarit, Lorik Retkoceri.

Dëshmitari tha se nga ajo kohë, kishte filluar t’i jepte të akuzuarit një pagë mujore prej 1 mijë euro, në vlerë totale 13 mijë euro, dhe se i njëjti figuronte si punëtor i tij.

Sipas dëshmitarit, me këtë kishte nënkuptuar ‘blerjen e paqes’ lidhur me mospublikimin e lajmeve të pavërteta rreth biznesit të tij, duke shtuar se ato lajme i kishin dëmtuar personalitetin dhe biznesin.

Advertisement
Jetullahu tha se i akuzuari i kishte kërkuar edhe një shumë prej 60 mijë euro si huazim për blerjen e një banese, duke i premtuar se paratë do t’ia kthejë pasi ta shesë një lokal në Podujevë ose do t’ia jepë lokalin në pronësi.

“Asnjë obligim prej tina nuk më është kthy… Në momentin që ma ka dërgu porosinë prej paraburgimit, e kam ndi veten të kërcënum dhe të shantazhum sepse porosia ishte kërcënuese dhe shantazhuese”, tha i dëmtuari.

Dëshmitari tha se pika e kontaktit ishte çdo herë bashkëpunëtori i tij Retkoceri dhe djali i të akuzuarit. Tha se asnjëherë nuk kishte komunikime të drejtëpërdrejta me të akuzuarin apo familjen e tij.

Ai shtoi se shantazhimi ishte në lidhje me një video, dhe se i ishte thënë se nëse nuk realizohen shumat e kërkuara, videoja do të publikohet, por se nuk është në dijeni se çka ka mundur të jetë ajo, por sipas tij, ishte sigurisht diçka personale.

I dëmtuari pohoi se rreth 200 mijë euro në total janë transferuar në llogarinë e të akuzuarit, dhe të gjitha këto ishin realizuar përmes bankës pas marrëveshjeve gojore.

Ai shtoi se sipas mendimit të tij, Sheholli i përdorte mediet për ta shantazhuar, por dëshmi për këtë nuk ka.

Për fund, ai shtoi se qëndron pranë ndjekjes penale dhe do të konsultohet me avokatin e tij lidhur me kompensimin e dëmit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit