Policia e Kosovës ka dal me detaje shtesë për një mjet të dyshuar të vërejtur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Po;ocoa tha se pas pranimit të informatës, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, përfshirë evakuimin e qytetarëve dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë.
Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili ka bërë trajtimin profesional, të sigurt dhe të kontrolluar të mjetit të dyshuar.
Sipas Policisë, dyshohet se mjeti mund të jetë lëshuar nga ajri.
Policia ka bërë të ditur se ekzaminimet e mëtejme do të vazhdojnë, me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën e treguar, duke i ftuar që çdo rast apo informacion lidhur me mjete të dyshuara ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit digjital të Policisë.








