Një moment emocional është regjistruar gjatë protestës së mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën me moton “Jo në emrin tim”.
Gjatë protestës, e cila u mbajt kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është parë i përlotur teksa qëndronte në detyrë për të ruajtur rendin.

Fjalimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të të rënëve dhe të personave të prekur nga lufta kanë shoqëruar protestën.








