Haradinaj nga protesta: Vendimit të Hagës po i përgjigjemi me ‘Jo në emrin tim’”

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë me moton “Jo në emrin tim”, ku qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi dhe liri për çlirimtarët.


Haradinaj ka thënë se sheshet e Kosovës po mbushen çdo ditë me thirrje për drejtësi.

“Çdo ditë, sheshet e Kosovës, po mbushen me thirrje për drejtësi. Edhe sot nga Prishtina marshuam duke kërkuar Liri për Çlirimtarët”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka falënderuar shqiptarët anembanë botës dhe të gjithë ata që morën pjesë në protestë.

“Faleminderit gjithë shqiptarëve anembanë botës. Faleminderit secilit që vendimit të Hagës po i përgjigjet me: JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar ai

“Rroftë UÇK!”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit