Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përfshirë në përleshje fizike pak para fillimit të protestës gjithëpopullore në Prishtinë të enjten.
Pamjet e publikuara tregojnë një person të veshur me uniforma të ngjashme me ato ushtarake derisa i afrohet një personi tjetër dhe e godet me grusht nga afërsia.
Sipas portalit që publikoi pamjet, të përfshirë në përleshje janë veteranë të luftës.
Demonstrata gjithëpopullore e të enjtes është thirrur në shenjë proteste kundër aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.








