Von der Leyen: Hapi i radhës duhet të jetë zgjedhja e Presidentit, po vërejmë që dialogu mes partive është i mundur

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se hapi i radhës për Kosovën duhet të jetë zgjedhja e Presidentit, derisa potencoi “rëndësinë e veçantë” që ka stabiliteti institucional për vendin.


Këtë deklaratë von der Leyen e bëri nga konferenca e përbashkët që pati me kryeministrin Albin Kurti pas takimit në Qeveri.

Shefja e BE’së tha se së fundmi kanë vërejtur se dialogu mes partive politike në Kosovë është i mundur dhe inkurajoi që ai të vazhdojë.


“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i radhës është zgjedhja e Presidentit. Së fundmi, po vërejmë që dialogu mes partive politike është e mundur dhe se ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje. Për reforma, për rritje dhe për përparim në rrugëtimin tuaj drejt BE’së”.

Më pas, von der Leyen foli edhe për të ardhmen europiane të Kosovës, duke përmendur detyrat që Kosova duhet të kryejë drejt kësaj rruge.

“Unë besoj në të ardhmen europiane e Kosovës sepse e di sesa thellësisht ndihen europianë populli i Kosovës dhe ky është një themel mbi të cilin duhet të ndërtojmë. Detyra jonë është që ta shndërrojmë këtë aspiratë në progres konkret drejt anëtarësimit në BE. Kjo është saktësisht bën fjalë Plani ynë i Rritjes. Parimet janë të njëjta për të gjithë rajonin, ne vijmë me investime europian dhe në mënyrë progresive hapim pjesë të tregut tonë të përbashkët e ju në mënyrë paralele i realizoni reformat e nevojshme në mënyrë që kompanitë tuaja të konkurrojnë me kompanitë e tregut të përbashkët europian. Kësisoj ekonomia e Kosovës mund të futet në tregun e përbashkët të BE’së”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit