Kurti: Ka gabime faktike, historike e juridike në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i renditur tri pika që, sipas tij, duhet të theksohen ndërkombëtarisht.

Në konferencën e përbashkët për media me Von der Leyen, Kurti tha se ka “shqetësime serioze” lidhur me aktgjykimin dhe se pret që ato të korrigjohen në procedurën e ankesës.

Si pikë të parë, Kurti përmendi pretendimet për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se këto pretendime nuk u përfshinë në aktakuzë.

“Pretendimet për të ashtuquajturën ‘Shtëpi e Verdhë’ dhe për trafikimin e organeve as nuk bëhen pjesë e aktakuzës. E dyta, akuzat për krime kundër njerëzimit dhe për sulme të gjera e sistematike kundër popullsisë civile u rrëzuan. Dhe e treta, Dhomat e Specializuara theksuan qartë se UÇK-ja nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare”, u shpreh Kurti.


“Pastaj kem shqetësime serioze për dënime të rënda, gabime faktike historike e juridike dhe presim që këto të korrigjohen në Apel. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe të shihet e përjetohet si i anshme”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit