Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen me një fotografi të publikuar nga dhoma e gjumit, ku shfaqet me një stil elegant dhe mjaft provokues.
E veshur me një veshje në nuanca të errëta, të kombinuar me një peliçe në ton të çelët, ajo pozon në qendër të dhomës.
Fotografia, e realizuar në një ambient të dekoruar me llambadar klasik dhe detaje elegante, i ka dhënë pamjes një tjetër dimension, ndërsa poza e artistes ka bërë që vëmendja të përqendrohet tek ajo.









