Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Derisa në Kryeministri e pret Kurti, von der Leyen pritet të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 12:00.
Në përkim me këtë itinerar, është paralajmëruar protestë përpara terminalit VIP, aty ku do të aterojë von der Leyen.
Protesta paqësore do të bëhet për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Hagës.
Ky është njoftimi i plotë:
Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.
Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”
1 tetor 2026
12:05
Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.








