spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Koordinimi Kusari-Lila – Radoiçiq, Daut Haradinaj: Po bashkëpunojnë me terroristë serbë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij.

Haradinaj thekson se në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb.

“I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër. I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë”, shkruan Haradinaj.

Siç pohon Haradinaj, vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej.

“Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit