Të maskuar morën paratë nga arka e kompanisë në Obiliq – arrestohet njëri, tjetri në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është prangosur në Obiliq, pasi dyshohet se, së bashku me një person tjetër, kanë marrë paratë nga arka e një kompanie.


Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit dyshohet se veprën e kanë kryer duke qenë të maskuar.

“Rasti ka ndodhur me datën 19.09.2026 në rrugën ‘Llapi’ në Obiliq, ku dy persona të maskuar, dyshohet të kenë vjedhë një shumë të parave (arkë) nga një kompani. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit prej personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.


I arrestuari, A.I., sipas njoftimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, personi i dytë i dyshuar lidhur me rastin është në kërkim nga ana e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit