Shantazh për vite me radhë, viktima i dha shumë të konsiderueshme parash -arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se për disa vjet kishte shantazhuar një person tjetër, duke i kërkuar vazhdimisht para.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë periudhës 2023–2025, ndërsa viktima dyshohet se deri tani i ka dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Prishtinë / 2023-2025. Është arrestuar i dyshuari m/k, mbi dyshimin e bazuar se, që disa vjet e kishte shantazhuar viktimën m/k duke i kërkuar para ku deri tani viktima i ka dhënë një shume të konsideruar parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit