Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit.

Komisioni ka thënë se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

“Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë lokacion tjetër të adresuar gjatë këtij viti”.

Komisioni shtoi se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.

“Pra, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, e jo gjatë aktiviteteve të fundit në terren. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u zotua se “mbetet i përkushtuar në  zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në respektim të familjeve dhe së drejtës së tyre për të ditur të vërtetën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit