Azem Syla, ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK, ka reaguar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Speciale, ku u përmend edhe zhdukja e Behajdin Allaqit, ish-veprimtar i njohur i LPK dhe i shpallur hero nga shteti i Kosovës.
Syla ka vlerësuar se nuk ka pasur asnjëherë kundërshtu me Allaqin, të cilin e quajti shok dhe bashkëveprimtar.
Postimi i plotë:
Për hir të familjes gjithmonë të nderuar Allaqi, fëmijëve të Beajdinit, bashkëshortes, motrave dhe farefisit, dhe jo për hir të tjetërkujt, reagoj me vendosmëri absolute: siç e dinë ata dhe të gjithë, kurrë nuk kam pasur kundërshti me shokun dhe bashkëveprimtarin tim të hershëm, Beajdin Allaqi.
Pas aktgjykimit në Hagë, thellësisht të padrejtë dhe qëllimkeq, për thellimin e mëtejshëm të ndarjeve brendashqiptare, autorë qëllimzinj po baltosin majtas e djathtas me akuza pa asnjë bazë lidhur me këtë temë. I jam mirënjohës Ali Ahmetit për mohimin e kundërshtisë që u shpik lidhur me mbledhjen në Kollarë të Kërçovës, në vitin 1993.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Azem Syla, bashkëveprimtar🇦🇱🇽🇰








