Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kërkuar që të sjellet në Kuvend ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Tahiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ një gjë të tillë e ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
“Donikë, sille ligjin! 99 deputetë shprehën vullnetin për ta mbrojtur UÇK-në dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare. UÇK-ja është e të gjithëve”, ka deklaruar Tahiri në ‘Facebook’.








