Seanca duhej të niste në 11:00-Kuvendi ende në gjumë, deputetët askund

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të niste në orën 11:00, por edhe 35 minuta pas orarit, në sallën e seancave nuk ka nisur puna.

Në sallë, në këto momente, janë të pranishëm gazetarët, ndërsa ulëset e deputetëve vazhdojnë të jenë bosh.

Në rend dite për sot janë pesë pika, ku në rend dite është edhe deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj, si dhe miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme.


Deputetët pritet të votojnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentare, në kuadër të hapave për funksionalizimin e Kuvendit.

Seanca ishte paralajmëruar për orën 11:00, ndërsa mbetet të shihet se kur do të mblidhen deputetët dhe kur do të nisë zyrtarisht seanca.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit