Rama në New York: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka zhvilluar diskutime në selinë globale të Bloomberg në New York, ku temë e takimit kanë qenë ndryshimet gjeoekonomike dhe ndikimi në rritje i Inteligjencës Artificiale dhe Big Data në ekonominë botërore.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Prishtina, si një nga kryeqytetet më të reja të Evropës, ka potencial të madh falë gjeneratës së re, të cilën e ka përshkruar si të talentuar, kreative dhe të lidhur me teknologjinë.

Sipas tij, zhvillimi i Prishtinës duhet të shkojë përtej zhvillimit tradicional urban, duke synuar krijimin e një qyteti që tërheq dije, teknologji, kapital dhe investime.

“Duhet të ndërtojmë një Prishtinë që tërheq dije, teknologji, kapital dhe investime. Një qytet ku inovacioni krijon vende pune dhe ku talenti ynë gjen arsye për të qëndruar, krijuar dhe konkurruar globalisht”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë e lidhjeve me tregjet dhe qendrat ekonomike ndërkombëtare, duke përmendur vendet nordike, Bashkimin Evropian dhe Azinë.


“Prishtina është e vogël në hartë, por ambicia e saj nuk duhet të ketë kufij”, është shprehur Rama.

Sipas tij, nga New Yorku po synohet ndërtimi i urave të reja për ta lidhur Prishtinën me ekonominë, teknologjinë dhe mundësitë globale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit