Austria feston me një spektakël futbolli në “Prater” të Vjenës, është ttiulli i mediumit austriak “Heute”.
“Austria vazhdon të jetë shumë e fortë në shtëpi dhe e mposhti Kosovën me rezultat 3:1 në Vjenë, duke u ngjitur në krye të grupit në Ligën e Kombeve.
Austria shënoi fitoren e dytë radhazi në shtëpi në Ligën e Kombeve, këtë herë ndaj Kosovës, në stadiumin “Happel” para rreth 47 mijë tifozëve.
Me këtë fitore, Austria kryeson grupin e Ligës B dhe është në garë për promovim”, ka shkruar media austriake.








