Abuzimi seksual i rreth 330 mijë fëmijëve nga priftërinjtë: Papa Leo XIV i bën thirrje Kishës Katolike për pendim dhe përmirësim

Papa Leo XIV ka bërë thirrje që Kisha Katolike të pranojë gabimet e saj dhe të përballet hapur me rastet e abuzimit seksual.

Thirrja u bë gjatë meshës së mbajtur të dielën në ambient të hapur në Lourdes të Francës, ku rreth 150 mijë persona morën pjesë në ceremoninë fetare.

Në fjalimin e tij, Papa kërkoi nga Kisha që të marrë përgjegjësi për shkeljet e kryera brenda saj.

“Kisha duhet të ketë guximin të jetë e para që ta bëjë këtë kthesë. Për të shëruar plagët e thella, aktet e pabesisë dhe devijimet e dhimbshme të kryera në gjirin e saj, duhet të qëndrojmë me përulësi nën vështrimin pastrues të Zotit”, tha Leo XIV.

Ai theksoi gjithashtu se pranimi i gabimeve është i rëndësishëm për përparimin shpirtëror, shkruan Euronews.com, transmeton Sinjali.

Më herët gjatë ditës, Papa u takua privatisht me ipeshkvijtë francezë, të cilëve u vlerësoi përpjekjet për trajtimin e rasteve të abuzimit seksual, por u kërkoi të vazhdojnë të jenë vigjilentë.

Leo XIV pritej të takohej edhe me shtatë të mbijetuar të abuzimit seksual nga klerikë, përfshirë një person që ka deklaruar se është abuzuar në moshë madhore.

Megjithatë, takimi është kritikuar nga disa të mbijetuar, të cilët kanë ngritur pikëpyetje rreth mënyrës së përzgjedhjes së pjesëmarrësve.

Kisha Katolike në Francë është përballur prej vitesh me kritika lidhur me trajtimin e rasteve të abuzimit seksual. Një hetim i pavarur i publikuar në vitin 2021 vlerësoi se rreth 330 mijë fëmijë ishin abuzuar seksualisht gjatë një periudhe 70-vjeçare nga priftërinj, punonjës të tjerë të Kishës dhe persona të lidhur me institucionet katolike.

Raporti identifikoi rreth 3 mijë autorë të dyshuar mes klerikëve dhe punonjësve të Kishës.

Pavarësisht kritikave ndaj metodologjisë dhe përfundimeve të raportit, ipeshkvijtë francezë krijuan një sistem të pavarur kompensimi për të mbijetuarit. Deri tani, ky sistem ka rekomanduar që Kisha të paguajë më shumë se 20 milionë euro kompensim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit