Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku janë përfshirë një tren i udhëtarëve dhe një automjet.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Gazetën se rasti është raportuar rreth orës 10:10.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas ekipit mjekësor, i lënduari ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkohë, Njësiti për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut po merret me rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.








