Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin ato në ditët në vijim.

Sipas ekspertit të sektorit të naftës, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro.

Berjani ka thënë se në rrethanat aktuale është e vështirë të parashikohet se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim, për shkak të lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursat e naftës.

Sipas tij, zhvillimet në tregjet globale dhe situata e tensionuar në Iran po reflektohen drejtpërdrejt edhe në çmimet e derivateve në Kosovë.

‘’Çmimet e naftës dhe benzinës sillen përafërsisht, Dizelit 1.95 €, Benzina 1.65 €. S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do ti kemi ne ditët ne vijim sepse po ka lëvizje te mëdha ne tregjet ndërkombëtare dhe ne berz .Dhe situata e tensionuar në Iran po reflekton në këto çmime’’, deklaron Berjani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit