Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar fotografi nga protesta e sotme në sheshin e Prishtinës, e cila shënoi natën e 11-të të protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes fotografisë të publikuara në rrjetet sociale, “Liria ka Emër” ka përcjellë mesazhin e qëndresës së protestuesve.
“Qëndresë. JO NË EMRIN TIM”, thuhet në përshkrimin e fotografive.
Protestat në Prishtinë po mbahen çdo mbrëmje në shesh, ndërsa qytetarët po shprehin mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas aktgjykimit të 16 shtatorit që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakupi Krasniqi dhe Rexhep Selimi.








