Foda: Objektivi ynë është Euro 2028, jo Liga A

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se objektivi kryesor i “Dardanëve” mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian 2028, duke e vendosur këtë synim mbi promovimin në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Kosova të dielën do të përballet me Austrinë në një ndeshje të rëndësishme për promovimin në Ligën A, me austriakët që konsiderohen favoritë në këtë përballje.

Në konferencën për media para ndeshjes, Foda u ka bërë thirrje futbollistëve të tij të luajnë me vetëbesim, duke theksuar se e njohin mirë kundërshtarin.

“Jam i kënaqur nëse loja shkon mirë. Në fund të ditës, do të shohim se çfarë po ndodh. Me rëndësi është të luajmë me vetëbesim, e njohim Austrinë. Janë favoritë, por kjo nuk do të thotë ta ulim vetëbesimin”, deklaroi Foda.

Ai rikujtoi se objektivi i tij që nga dita e parë në krye të Kosovës ka qenë kualifikimi në Euro 2028.

“Qëllimi im është Kampionati Evropian 2028, kjo ka qenë objektivi nga dita ime e parë”, tha përzgjedhësi i Kosovës.

Ndeshja Austri–Kosovë zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit