I digjet shtëpia e prindërve gazetarit Vudi Xhymshiti, Policia jep detaje: Shtëpia ishte e pabanuar, rasti po hetohet

Gazetari Vudi Xhymshiti ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se shtëpia e prindërve të tij në Gjilan është përfshirë nga zjarri.

Për rastin, Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se më 26 shtator, rreth orës 15:45, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar informatën për një zjarr në një shtëpi në fshatin Livoç i Ulët.

Sipas Policisë, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në bodrumin e shtëpisë, ku ndodheshin një veturë, mjete pune dhe disa orendi shtëpiake.

“Shtëpia në fjalë është e pabanuar, ndërsa nuk dihet koha e saktë kur kishte ndodhur zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë hetuesit dhe zyrtarët e Krimteknikës Rajonale, ndërsa ka dalë edhe eksperti për zjarre.

Deri në këtë fazë nuk është përcaktuar shkaktari i zjarrit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për hetime në drejtim të veprës penale “Zjarrvënie”.

Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit