E rëndë: Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lutogllav të Prizrenit

Orlent Xhafiqi, 20-vjeçar, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lutogllav të Prizrenit.

I ndjeri njihej nga komuniteti edhe për angazhimin e tij në punë vullnetare dhe kontributin në të mirë të komunitetit. Ndër aktivitetet e tij ishte edhe rregullimi i dyerve në shkolla, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit.


Aksidenti ndodhi rreth orës 01:05, kur një veturë e tipit VW Passat, që po lëvizte në drejtimin Suharekë–Prizren, ka dalë nga rruga në afërsi të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.

Si pasojë e aksidentit, Orlent Xhafiqi ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari Yll Latifi, është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar në mbajtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit