re persona me origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane kanë humbur jetën pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në lagjen Plaka të Athinës.
Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani.
Florin Hoxha dhe Florida Hoxha ishin motër e vëlla, ndërsa Eris Cani ishte bashkëshortja e Florin Hoxhës.
Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes në rrugën Lysikratous, pas një shpërthimi të fuqishëm që shkaktoi shembjen e ndërtesës.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, autoritetet dyshojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhjeje të gazit natyror.
Në ngjarje kanë humbur jetën edhe persona të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet nën rrënoja.
Shembja e ndërtesës në Athinë: Tre nga të zhdukurit janë shqiptarë, ende nën rrënoja








