Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë mbërritur në Prishtinë, pas marshit solidarizues që nisën nga Vërmica.
Motoristët janë nisur rreth orës 10:00 nga Vërmica dhe kanë vazhduar rrugëtimin drejt kryeqytetit, ndërsa tashmë kanë arritur në zonën e sheshit “Skënderbeu”.
Marshi është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Motoja e marshit është “UÇK është liria jonë”.








