Kosova nesër do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës B të “Nations League”, ku “Dardanët” do të përballen me Austrinë në Vjenë.
Ndeshja, e cila konsiderohet ndër përballjet e rëndësishme të grupit, do të zhvillohet në stadiumin “Ernst-Happel”, me fillim nga ora 18:00.
Për këtë përballje, Policia e Vjenës ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë, ndërsa tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të detyrueshme gjatë hyrjes në stadium.
Autoritetet kanë vendosur edhe një zonë sigurie rreth stadiumit, ndërsa personat që nuk respektojnë ndalimin e hyrjes në këtë zonë mund të gjobiten deri në 1,000 euro.
Në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba mund të arrijë deri në 4,600 euro, ndërsa mund të shqiptohet edhe deri në katër javë burgim zëvendësues.
Përballja Austri–Kosovë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Ernst-Happel”, duke filluar nga ora 18:00.








