Aksident në rrugën Suharekë–Prizren: 20-vjeçari humb jetën pasi vetura del nga rruga dhe rrotullohet

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 26 shtatorit në fshatin Lutogllav të Prizrenit.

Rreth orës 01:05, një veturë e tipit VW Passat, e cila po lëvizte në drejtimin Suharekë–Prizren, ka dalë nga rruga në afërsi të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i automjetit, 19-vjeçar, dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rrethanat në komunikacion, ndërsa në atë kohë sipërfaqja e rrugës ishte e lagësht dhe kishte errësirë.


Automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë në anën e djathtë të rrugës, është rrotulluar dhe më pas është ndalur në hapësirën jashtë rrugës, pranë auto-servisit “BAF”.

Si pasojë e aksidentit një 20-vjeçar, ka humbur jetën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa më pas do t’u lirohet familjarëve.


Drejtuesi i veturës ndodhet aktualisht në trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa me urdhër të Prokurorit është ndaluar në mbajtje.

Rasti mbetet i hapur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit