Policia ka njoftuar se një burrë në Zveçan ka vdekur pasi dyshohet se pësoi sulm në zemër.
Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë Veri dhe se “stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta kthyer në jetë, por viktima kishte ndërruar jetë”.
Për ngjarjen që ndodhi dje pasdite, policia tha se e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar.








