Muriqi mes golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të njohur

Sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e Ligës së Kombeve, duke u renditur në mesin e golashënuesve më të mirë të kësaj gare.

Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, Muriqi ka realizuar 14 gola në Ligën e Kombeve, duke u renditur në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e kësaj gare.

Para tij ndodhen vetëm Erling Haaland me 21 gola, ndërsa Aleksandar Mitrović dhe Cristiano Ronaldo kanë nga 15 gola.

Me 14 realizime, Muriqi ka lënë pas disa prej emrave më të njohur të futbollit evropian, përfshirë Romelu Lukakun, Edin Dzekon, Kylian Mbappén dhe Viktor Gyökeres.

Ky rekord e vendos kapitenin e Kosovës në një shoqëri të veçantë, pasi vetëm tre futbollistë kanë shënuar më shumë gola se ai në historinë e Ligës së Kombeve.

Por statistikat e Kosovës në këtë garë nuk ndalen vetëm te Muriqi.

“Dardanët” janë njëra prej përfaqësueseve që kanë dy futbollistë me nga një het-trik në historinë e Ligës së Kombeve.

Muriqi e realizoi het-trikun e tij më 23 mars 2025 ndaj Islandës, ndërsa Arbër Zeneli kishte shënuar tri gola në një ndeshje ndaj Azerbajxhanit më 20 nëntor 2018.

Kështu, Kosova ka dy futbollistë që kanë arritur të shënojnë nga tri gola në një ndeshje të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, Muriqi tashmë është vetëm një gol larg vendit të dytë në listën e golashënuesve më të mirë të kësaj gare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit