Lushtaku: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është e turpshme që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.


Në protestën që po mbahet në Skenderaj kundër vendimit ndaj katërshes në Hagë, Lushtaku tha se personat që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të jenë pjesë e ekzekutivit.

“Ata që kanë çu dosje, ata që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë mendoj që nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës”, tha Lushtaku.


“Është absurde që dikush si Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës. Është turpi më i madh. Unë mendoj që lufta e UÇK-së nuk është e individit, është e kombit. Më vjen mirë që rinia e Kosovës, djemtë e cikat e Kosovës e kanë kuptu shumë ma mirë e shumë ma drejtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Lushtaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit