“Ky vend e tradhtoi”, Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës nga SHBA-ja

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të mbajtur në New York.

Gjatë fjalimit të tij, Rama foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se, sipas tij, ai është “tradhtuar” nga ish-presidenti amerikan Joe Biden.

Rama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kishin bërë më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët më 16 shtator u dënuan në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë me gjithsej 81 vite burgim.


“Ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse gjenerali Clark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, tha Rama.

“Kur them ‘tradhtuar’, është sepse ne, si vend i vogël, ndihemi miq me SHBA-në, me më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit