Reagon Apetit për mishin nga Brazili: Asnjë kilogram nuk është importuar apo vendosur në treg

Apetit Sh.P.K. ka reaguar pas raportimeve lidhur me ngarkesat me mish gjedhi të freskët nga Brazili, duke sqaruar se malli në fjalë nuk ka hyrë në tregun e Kosovës apo të vendeve të tjera të rajonit.

Në një komunikatë për media, kompania ka bërë të ditur se bëhet fjalë për ngarkesa të prodhuara në shkurt të vitit 2026, me afat të deklaruar prej 120 ditësh nga data e prodhimit. Sipas Apetit, ngarkesat ishin planifikuar të arrinin në destinacion brenda 45–50 ditësh, por transporti është vonuar për shkak të problemeve në transportin detar ndërkombëtar dhe vonesave në portet e tranzitit.

Kompania sqaron se, pas mbërritjes në Portin e Barit, ngarkesat janë vendosur në magazina doganore shtetërore në Mal të Zi, nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, ndërsa është pritur për përfundimin e procedurave të nevojshme për ri-eksport.

“Asnjëra nga këto ngarkesa nuk ka hyrë në procedurë importi në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri apo Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Apetit thekson gjithashtu se asnjë kilogram i këtij malli nuk është importuar, zhdoganuar apo vendosur në treg, duke shtuar se ngarkesat kanë qëndruar në magazina doganore në Mal të Zi në pritje të procedurave të ri-eksportit.

Kompania thotë se siguria ushqimore, cilësia dhe transparenca ndaj konsumatorëve mbeten prioritete të saj dhe se gjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me autoritetet dhe palët përkatëse.

Në fund, Apetit Sh.P.K. siguron konsumatorët dhe partnerët se ngarkesat në fjalë nuk janë futur në treg, nuk janë shitur dhe nuk janë shpërndarë te konsumatorët.

Reagimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Apetit Sh.P.K. sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish gjedhi nga Brazili

Apetit Sh.P.K., në interes të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik dhe konsumatorëve të saj, dëshiron të sqarojë situatën lidhur me ngarkesat me mish gjedhi të freskët nga Brazili, të prodhuara gjatë muajit shkurt 2026, me afat të deklaruar prej 120 ditësh nga data e prodhimit.

Ngarkesat në fjalë ishin planifikuar të mbërrinin në destinacion brenda rreth 45–50 ditësh nga data e prodhimit. Megjithatë, për shkak të problemeve të krijuara në transportin detar ndërkombëtar, përfshirë ngarkesat dhe vonesat në portet e tranzitit, transporti nuk është realizuar sipas afatit të planifikuar fillimisht.

Pas mbërritjes në Portin e Barit, Mali i Zi, ngarkesat janë vendosur dhe kanë qëndruar në magazina doganore shtetërore malazeze, nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente të Malit të Zi. Gjatë kësaj periudhe, kompania ka pritur për përfundimin e procedurave të nevojshme për ri-eksportin e ngarkesave, në përputhje me kërkesat dhe udhëzimet e prodhuesit.

Apetit Sh.P.K. dëshiron të theksojë qartë se:

  • Asnjëra nga këto ngarkesa nuk ka hyrë në procedurë importi në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri apo Bosnje dhe Hercegovinë.
  • Asnjë kilogram i këtij malli nuk është importuar, zhdoganuar apo vendosur në treg në asnjerin prej këtyre vendeve.
  • Ngarkesat kanë qëndruar në magazina doganore në Mal të Zi, nën mbikëqyrje dhe kontrollin e autoriteteve kompetente, në pritje të procedurave të ri-eksportit.
  • Malli nuk ka pasur destinacion për tregun e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë apo Bosnje dhe Hercegovinës gjatë periudhës së qëndrimit në magazinat doganore.

Apetit Sh.P.K. e konsideron sigurinë ushqimore, cilësinë dhe transparencën ndaj konsumatorëve si prioritete themelore të veprimtarisë së saj. Për këtë arsye, kompania ka bashkëpunuar me autoritetet dhe palët përkatëse gjatë gjithë procesit dhe ka respektuar procedurat doganore dhe administrative të zbatueshme.

Apetit Sh.P.K. siguron konsumatorët dhe partnerët e saj se këto ngarkesa nuk janë futur në tregun e vendeve ku kompania operon dhe nuk janë shitur apo shpërndarë te konsumatorët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit