Me anë të një kërkese drejtuar institucioneve, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që objekti i Qeverisë së Kosovës urgjentisht të ndriçohet me sloganin “JO NË EMRIN TIM!”, si reagim ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Musliu theksoi se gjykimi dhe vendimet e Hagës nuk mund t’i atribuohen popullit të Kosovës e as të njollosin sakrificën e luftës për çlirim.
Postimi i plotë i Musliut:
KËRKOJ URGJENTISHT që ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndriçohet me logon:
JO NË EMRIN TIM!
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk guxon ti atribohet popullit te Kosovës.
Nuk është në emër të atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
Nuk është në emër të atyre që humbën më të dashurit e tyre.
Nuk është në emër të sakrificës që solli lirinë.
Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë që një vendim gjyqësor të shkruajë historinë tonë në emër të një populli që e di se çfarë ka përjetuar.
JO NË EMRIN TIM!








