Policia me aksion në Gjilan – sekuestrohen armë, qindra fishekë dhe para të gatshme

Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një i tretë ndodhet në arrati, pas një aksioni policor të zhvilluar në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.


Të dyshuarit po hetohen nga organet e rendit për përfshirje në tregti të jashtëligjshme armësh dhe mjetesh shpërthyese-përfshirë importin, transportin, furnizimin dhe shitjen e paautorizuar të tyre.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë të gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje armësh, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.


Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, ndërsa personi i tretë vazhdon të kërkohet nga policia.

Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit