Vlora Hyseni mbetet në “arrest shtëpie”, GJKKO publikon vendimin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vijojë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur më 23 shtator kërkesën për marrjen në pyetje të Hysenit.

Pas përfundimit të seancës, gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, datë 24 shtator 2026, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata vendosi gjithashtu ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Hyseni u largua nga ambientet e GJKKO-së pas rreth dy orësh e 20 minutash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ish-drejtoresha e SHISH-it nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me përgjimet e SPAK-ut.

Hetimet ndaj Hysenit vijojnë nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa përmbajtja e plotë e vendimit të gjykatës mbetet e pabotueshme deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit