Në trevjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku, familjen e tij e kanë vizituar djemtë e krerëve të UÇK-së, Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli.
Ata kanë qëndruar për disa minuta pranë familjes Bunjaku, për t’u shprehur ngushëllime dhe për të nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës.
Afrim Bunjaku është përkujtuar sot edhe me ceremoni shtetërore në vendin ku ra në krye të detyrës, në Banjskë të Zveçanit.
Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, të cilin autoritetet e Kosovës e kanë lidhur me grupin e udhëhequr nga Milan Radojçiq.









