Donjeta Sadiku ndalet në gjysmëfinale nga Kuluhova, mbetet me medalje të bronztë

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.


Sadiku, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht me rezultat 4:1 nga boksierja e Serbisë, Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres që përfaqëson Serbinë.


Megjithatë, Donjeta Sadiku ka siguruar vend në podium dhe medalje në këtë Evropian.

Boksierja 27-vjeçare e kishte siguruar medaljen e bronztë të mërkurën, pas fitores në çerekfinale ndaj boksieres holandeze, Maud van der Toorn.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit